Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kujdes nga temperaturat e larta! Mjekët në Fier vërejnë çrregullime të shëndetit mendor
Temperaturat e larta të këtyre ditëve po ndikojnë jo vetëm trupin, por edhe mendjen. Në Poliklinikën e Fierit, mjekët kanë vënë re një rritje të ndjeshme të vizitave për probleme të shëndetit mendor. Psikiatri me 37 vite përvojë, Dr. Agim Sulaj, thotë se valët e të nxehtit po përkeqësojnë gjendjen e pacientëve, veçanërisht tek të rinjtë dhe të miturit. “Temperaturat e larta janë problem sidomos për ata me probleme të shëndetit mendor apo siç e quajmë, me çrregullime të humorit,” thotë Dr. Sulaj. Doktori veçon faktin e problemeve të shëndetit mendor në grupmosha të reja dhe të vogla, nga adoleshentët tek të miturit si pasojë edhe e problemeve familjare socialo-ekonomike, divorci i prindërve apo përdorimi i narkotikëve. “Kjo vjen së pari nga problemet familjare, nga...