Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
“Këshillat e Guardiolës do të më shoqërojnë gjatë gjithë karrierës, ja çfarë më tha”
12 Gusht 2025 12:29 Alfred Lleshi Pas ndeshjes miqësore midis Palermos dhe Manchester City, video që tregon Pep Guardiolën, trajnerin e “Citizens”, duke biseduar në mes të fushës së “Barbera” me Giacomo Corona, sulmuesin e ri, u bë “virale” në internet. “Pas ndeshjes u mblodhëm të gjithë në mesfushë, – shprehet ai për “La Repubblica”. – Ishte një atmosferë e bukur, gjithë përqafime dhe buzëqeshje. Guardiola na u afrua dhe filluam të flisnim. Ishte diçka spontane, jam i lumtur që ndodhi pikërisht me mua. Më tha të punoj shumë, shumë, edhe në aspektin fizik. Më inkurajoi të mos dorëzohem. Ishte një moment jashtëzakonisht emocionues. Fjalët e kësaj legjende të futbollit do të më shoqërojnë gjatë gjithë karrierës sime. Çfarë i thashë unë? Isha i emocionuar....