Në gjurmët e rrugës “Egnatia”, hapet një segment prej dy kilometrash në Peqin

Në gjurmët e rrugës “Egnatia”, hapet një segment prej dy kilometrash në Peqin

Në qytetin e Peqinit është inauguruar hapja e rrugës së vjetër Egnatia, një segment me një gjatësi prej 2 km, i cili është tej mase i rëndësishëm për historikun e këtij qyteti që daton mijëra vjet më parë. Për historianët rëndësia e rrugës së vjetër Egnatia, mund të jetë një ndër atraksionet më të rëndësishme turistike në qytetin. Kryetari i Bashkisë Peqin Bukurosh Maci u shpreh se tashmë Peqini ka çfarë ofron, dhe se ky segment rrugor lidhet ngushtë me historinë e lashtë të gjithë zonës. Kjo rrugë ka qenë funksionale deri më shek. 19 ku kanë kaluar çdo pushtues në trojet shqiptare dhe pritet të kthehet në një atraksion turistik. /vizionplus.tv