Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
SHBA/ Tre të vrarë, përfshirë një fëmijë, pas të shtënave me armë në Teksas
Të paktën tre persona, përfshirë një fëmijë, humbën jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në parkingun e një dyqani Target në Austin të Teksasit, SHBA, përpara se të vidhte dy makina dhe të neutralizohej nga policia me një elektroshok, njoftuan autoritetet lokale. Sipas shefes së policisë së Austin, Lisa Davis, i dyshuari është një burrë i bardhë rreth të 30-ave, me një histori të mëparshme problemesh mendore dhe precedentë penalë. Emri i tij nuk është bërë ende publik dhe motivi mbetet i paqartë. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:15, kur policia u thirr në vendngjarje dhe gjeti tre persona të qëlluar. Dy prej tyre vdiqën menjëherë në vend, ndërsa i treti humbi jetën më vonë në spital. Një person tjetër u plagos, por lëndimet...