Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Mali i Zi ‘pushtohet’ nga zjarret, kërkohet ndihmë ndërkombëtare për shuarjen e flakëve nga ajri
Mali i Zi po lufton ende me zjarret, të cilat po shpërthejnë në disa lokacione dhe njëri prej tyre i është afruar kryeqytetit, duke shkaktuar pezullimin e trafikut në rrugën Podgoricë-Cetinje për një kohë. Përveç Podgoricës, zjarre kanë rënë edhe në Nikshiq, Bijelo Polje, Çanj, Buljaricë. Situata më kritike ishte në Buljaricë dhe Çanj ndërsa në Podgoricë më e rëndë ishte në Piperi, Smokovc, Kakaritska Gora dhe Doljani, njoftuan mediat lokale. “Të gjitha objektet që u kërcënuan mbrëmë janë aktualisht nën mbrojtje”, tha drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Miodrag Besoviq. Ai shtoi se zjarrfikësit nga Tivati, Kotori, Herceg Novi, Danilovgradi, Cetinja, Berana, Zhabljaku, Plevlja dhe Bijelo Polja mbërritën në Podgoricë dhe se shuarja e zjarrit po vështirësohet nga erërat e forta...