Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë/ Makinat përplasen me njëra-tjetrën, ja dyshimet e para rreth ngjarjes
Dy automjete njëra tip ‘Benz’ dhe tjetra ‘Nissan’ janë përplasur me njëra-tjetrën. Një aksident rrugor është shënuar paraditen e sotme në Gërhot, Gjirokastër. Pas përplasjes ‘Nissan’ ka goditur hekurat anësorë. Ende nuk dihet nëse ka të plagosur. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë ndërprerja e rrugës nga ‘Benzi’. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve.