PD, Himçi: Agjencia Shtetërore e Kadastrës në vend që të përmirësojë shërbimet, ka rritur tarifat në masën 70-80%

PD, Himçi: Agjencia Shtetërore e Kadastrës në vend që të përmirësojë shërbimet, ka rritur tarifat në masën 70-80%

Për Partinë Demokratike, rritja e tarifave nga Kadastra me vendim qeveria, është  e paprecedentë dhe një tjetër goditje e rëndë për xhepat e shqiptarëve. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti i zgjedhur i PD, Bledi Himçi shprehet se Kadastra në vend që të përmirësojë shërbimet, qeveria rrit çmimin. ‘Në vend që të analizojë performancën e specialistëve të ASHK-së dhe të ndëshkojë paaftësinë e militantizmin, qeveria ka zgjedhur të grabisë qytetarët përmes tarifave të rritura’, thekson Himçi. Sipas PD, e gjitha kjo bëhet pa asnjë transparencë, pa studim ekonomik, pa një analizë financiare të kosto përfitimit, dhe në kundërshtim me parimet e shtetit ligjor. Partia Demokratike i bën thirrje qeverisë të tërheqë menjëherë këtë vendim arbitrar, të anulojë rritjen e tarifave dhe të kthejë...