Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Sistemi për biletat online në muze, KPP ndalon anulimin e tenderit 2.13 mln euro
Komisioni i Prokurimit Publik pas vendosjes së pezullimit mbi procedurën “Biletimi qendror Online për Muzetë dhe Sitet e Trashëgimisë Kulturore. Përmirësimi i sistemit të Biletimit elektronik dhe platforma e shitjes së biletave” ka avancuar edhe më tej duke i ndaluar autoritetit kontraktor të vijojë me tej me procedurat. Në një vendim të këtyre ditëve Komisioni vendosi se procedura me fond limit 213 milionë lekë nuk duhet të vijohet. “Komisioni vendosi të mos lejojë autoritetin kontraktor për vijimin me hapat e mëtejshëm të procedurës së prokurimit “E hapur, mbi kufirin e lartë monetar”, me Nr. REF-31427-12-02-2024, me objekt “Biletimi qendror Online për Muzetë dhe Sitet e Trashëgimisë Kulturore. Përmirësimi i sistemit të Biletimit elektronik dhe platforma e shitjes së biletave”, me fond limit 213,795,898.00 lekë pa TVSH,...