Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani, ofertat më të lira…

Skandalet e Mirlinda Karçanajt të AKSHI-t nuk kanë fund, tenderë të fryrë për të njëjtat kompani, ofertat më të lira…

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), nën drejtimin e Mirlinda Karçanajt, është bërë një nga institucionet më të kritikuara për mënyrën se si administrohen fondet publike për projektet e teknologjisë së informacionit. Tenderë të përsëritur për të njëjtat kompani, skualifikim i ofertave më të lira, projekte me kosto të fryra deri dhjetë herë mbi vlerën reale, kontrata të klasifikuara dhe rritje abuzive kostosh në disa prej projekteve më të rëndësishme, këto janë disa nga gjetjet e raporteve zyrtare, investigimeve mediatike dhe akuzave politike. KLSH Tenderimet e AKSHI-t kanë qenë subjekt i raporteve kritike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) KLSH, gjatë auditit në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FDSKSH), zbuloi se AKSHI kishte rritur në mënyrë të pajustifikuar kostot e disa projekteve...