Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zjarret në Fushë Arrëz/ Kryebashkiaku Curri: Duhet ndërhyje nga ajri, linjat e interkonjeksionit fajtore për flakët…
Kryebashkikau i Fushë-Arrëzit, Hilë Curri ka ngritur alarmin për atë se çfarë po ndodh me zjarret në bashkinë që drejton, duke shtuar se situata është e emergjencës së shkallës së 1. Në një lidhje telefonike me Syri Tv, në edicionin e paradites, Curri ka thekuar nevojën emergjente të ndërhyrjes nga ajtri, për të vënë nën kontroll zjarrin masiv që ka përfshirë fshatin Xath dhe Flet, ku si pasojë e flakëve janë rrezikuar 100 banesa, ndërsa dëmet nga shpërthimi i dyoksidit të karbonit ka çuar edhe në asfiksimin e banorëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësiore në qendrat shëndetësore. ‘Deri më tani koordinimi i emergjencës ka qenë në kohën e duhur, vetëm me ndërhyrje nga ajri s’është bërë e mundur. Kam lajmëruar shtabin e emergjencës, ushtrinë,...