Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Furnizimi i Ukrainës me armë, Rusia nuk e “fal” Serbinë, ja pse Putini nuk e ka përtypur ende tradhtinë e aleatit
Marsela SHYTIA Çështja e dërgesave të armëve nga Serbia drejt Ukrainës po e përndjek sërish Beogradin, duke hedhur hijet e një tensioni të hapur mbi marrëdhëniet e saj me aleatin e vjetër, Rusinë. Edhe pse Serbia është përpjekur të ruajë neutralitetin politik dhe ushtarak në raport me luftën në Ukrainë, Moska nuk po e kalon lehtë atë që e konsideron si një “shkelje të besimit”. Deklaratat e fundit të ambasadorit rus në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko, tregojnë qartë se Rusia nuk e ka harruar akuzën për eksport indirekt të municioneve serbe në frontin ukrainas, një çështje që duket se ende nuk ka marrë fund. Deklaratat e ambasadorit Ambasadori Harchenko, tha se shpreson që presidenti serb Aleksandër Vuçiç ta ketë “zgjidhur” eksportin e municioneve nga Serbia...