Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Liverpool dhe Newcaslte, si “tërheqje litari” për Isak. Sulmuesi në udhëkryq
12 Gusht 2025 10:03 Alfred Lleshi Situata e Alexander Isak është kthyer në një nga temat më të nxehta të merkatos verore në Angli. Sipas “GIVEMESPORT”, sulmuesi suedez është i gatshëm të diskutojë një kontratë të re me Newcastle vetëm nëse merr konfirmim të qartë nga Liverpool-i se operacioni për ta transferuar në “Anfield” është plotësisht i mbyllur. Deri atëherë, Isak po pret për të kuptuar nëse kampionët aktualë të Premier League do të rikthehen në garë për të. Liverpool nuk ka heq dorë, por nuk do të bëjë ofertë të dytë pa një sinjal të qartë nga Newcastle. Kjo situatë duket sikur rikthen ngjarjet e vitit të kaluar, kur përpjekjet për të marrë Anthony Gordon u prishën, pasi Newcastle ndryshoi qëndrim mbas disa shitjeve të...