Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
‘Befason’ zyrtarja e PD: Për lirinë e medias e ka fajin Yuri Kim
Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Adriana Kalaja, ka bërë një reagim të çuditshëm në rrjetet sociale, duke e lidhur gjendjen e lirisë së medias në vend me ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim. Në një postim në Facebook, Kalaja shkruan:“Për lirinë e medias duhet të protestonit atëherë kur mafiozja Yuri Kim, ndryshe Griselda Bianco, vendoste kush do ishte në studio e kush jo. Kaq. Gjithsesi, asnjëherë nuk është vonë.” Deklarata e saj që akuzon drejtpërdrejt një ish-diplomate amerikane për ndërhyrje në përzgjedhjen e të ftuarve në studiot televizive, duke e ekzagjeruar dhe pa lidhje me situatën, mirëpo është e kuptueshme në një periudhë ku shtatori pritet të ketë zgjedhe dhe ndryshime brenda PD. Sulmet ndaj Yuri Kim së bashku me ato ndaj kreut të...