Vijon lufta me zjarret në të gjithë vendin

Vijon lufta me zjarret në të gjithë vendin

Dhjetëra vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në gjithë vendin. Situata paraqitet më shqetësuese në zonat jugore. Fatmirësisht, gjatë orëve të para të mëngjesit, forcat zjarrfikëse kanë arritur të shuajnë zjarrin në Parkun Natyror të Syrit të Kaltër. Gjithsesi, kjo zonë mbetet me rrezik të lartë, pasi përgjatë gjithë segmentit rrugor Sarandë–Muzinë ka pasur zjarr gjatë natës, ku është djegur e gjithë bimësia. Ka një riaktivizim të zjarrit pranë fshatit Peçë. Ky vend përbën një nyje shumë kritike dhe të rrezikshme për përhapjen e flakëve. Situata e rëndë ishte edhe në Finiq, ku prej disa ditësh flakët po kalojnë nga njëri fshat në tjetrin. Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit janë djegur disa banesa. Vatër zjarri ka aktualisht pranë fshatit Krogji, por më pak...