Zjarri pranë ‘Syrit të Kaltër’ kërcënon banorët. Evakuim dhe përpjekje gjatë natës për shuarjen e flakëve

Zjarri pranë ‘Syrit të Kaltër’ kërcënon banorët. Evakuim dhe përpjekje gjatë natës për shuarjen e flakëve

Zjarri në Syrin e Kaltër është shuar mbrëmjen e së hënës. Shqetësuese ka qenë situata gjatë gjithë natës në fshatin Pecë, pasi Syri i Kaltër ndodhet shumë afër me këtë fshat. Gjatë gjithë natës, shërbimet zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës, Sarandës dhe banorët e zonës kanë qenë në përpjekje për shuarjen e flakëve. Për shkak të terrenit të thyer dhe malor, vështirësitë për zjarrfikësit kanë qenë të shumta. Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga zjarri, është bërë evakuimi i banorëve nga fshati. Në përhapjen e zjarrit ka ndikuar ndjeshëm edhe era që frynte fort. Madje, flakët arritën deri në rrugën nacionale. Mëngjesin e sotëm, dy helikopterë kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për shuarjen e zjarrit.