I nxehti afrikan mbërthen sërish vendin, temperaturat mbi 40 gradë celcius

I nxehti afrikan mbërthen sërish vendin, temperaturat mbi 40 gradë celcius

Moti për ditën e sotme, më 12 gusht 2025, do të sjellë një tjetër ditë përvëluese për qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Sipas parashikimeve të fundit meteorologjike, vendi do të përfshihet nga një tjetër valë e të nxehtit afrikan, me temperatura që në shumë zona do të arrijnë deri në 41 gradë Celsius. Qytetet e zonës perëndimore, përfshirë Tiranën, Durrësin, Fierin dhe Elbasanin, do të jenë më të ekspozuarat ndaj vapës përvëluese. Orët më të nxehta priten të jenë mes orës 12:00 dhe 17:00, kur termometri do të ngjitet mbi 40°C. Edhe në zonat malore, ku zakonisht moti është më i freskët, priten temperatura mbi mesataren sezonale, me vlera që shkojnë deri në 34°C në qytete si Korça, Peshkopia apo Kukësi. Moti do të jetë...