Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Zjarret në vend/ Vijojnë flakët në ‘Syrin e Kaltër’ në Sarandë, situatë kritike në Xath të Fushë Arrëzit
Shqipëria është prekur nga zjarret në disa zona të vendit nga veriu në jug. Zjarri që ra në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, ku pasditen e djeshme mori përmasa të mëdha, ka vijuar edhe gjatë natës por me intensitet të ulët. Në fshatin Pecë, vatra e zjarrit është fikur gjatë natës. Prej orëve të para të mëngjesit në Syrin e Kaltër po operojnë 1 avion Canadair dhe 1 helikopter. Ditën e djeshme u bë evakuimi i vizitorëve nga parku natyror. Qarkullimi Muzinë-Sarandë u mbyll pasi flakët gjigande zbritën deri në rrugë. Problematike u paraqit situata edhe në segmentin Bistricë-Muzinë. Zjarri mbetet aktiv edhe prane fshatit Pecë, në perëndim të Syrit të Kaltër, ndërsa janë fikur gjatë natës vatrat në fshatrat Ninat dhe Janjar,...