Digjet Shqipëria, zjarre të fuqishme në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh, Krujë e Fushë-Arrëz, evakuime dhe…

Digjet Shqipëria, zjarre të fuqishme në Syrin e Kaltër, Finiq, Poliçan, Gramsh, Krujë e Fushë-Arrëz, evakuime dhe…

Shqipëria vijon të jetë në luftë me flakët e zjarrit prej disa ditësh për shkak të temperaturave të larta dhe erës në zona të caktuara që i favorizon. Situata më problematike paraqitet në jug të vendit. Në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, ku situata është rënduar, janë evakuuar vizitorët. Qarkullimi Muzinë-Sarandë është mbyllur pasi flakët gjigande kanë zbritur deri në rrugë. Problematike paraqitet situata edhe në segmentin Bistricë-Muzinë, ku vatrat riaktivizohen herë pas here. Ndërkohë një vatër zjarri ka rënë edhe ndërmjet fshatrave Janjar dhe Ninat të Konispolit, ku rrezikohet një stan me 350 bagëti të imta dhe dy sipërfaqe të mbjella me ullishte dhe arra. Situata më e rëndë vijon të jetë edhe në Finiq, ku për ditë me radhë zjarri kalon...