Temperatura deri në 41 gradë C! Si parashikohet moti këtë të martë

Temperatura deri në 41 gradë C! Si parashikohet moti këtë të martë

Edhe këtë të martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin. Temperaturat maksimale pritet të ngjiten deri në 41 gradë Celsius ndërsa ato minimale 18-25 gradë. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-12m/s Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë. Top Channel