Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Sulmi ndaj medias/ Vokshi pyet faktorin ndërkombëtar: Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të reagohet?
Deputetja e Partisë Demokratike si dhe Zëvendëspresidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane (EPP Women), Albana Vokshi, ka reaguar pas bastisjes që po i bëhet natën vonë News24, ku po merren sendet personale të gazetarëve. Vokshi ngren pyetjen për faktorin ndërkombëtar: Çfarë duhet të ndodhë më shumë që të reagohet për mbrojtjen e medias së lirë, fjalës së lirë dhe mbrojtjes së gazetarëve? Reagimi i Albana Vokshit: E paprecedent! E papranueshme! As nata nuk i ka ndalur… Pas uzurpimit me polici e me ushtri të ambienteve të 4 mediave të Focus Group, po hapen dhunshëm zyrat, po rrëmbehen mobiljet, po grabiten pajisjet, kompjuterët dhe sendet personale të gazetarëve, duke rrezikuar seriozisht aktivitetin e tyre, sigurinë e tyre e të burimeve si dhe jetën...