Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
“Kaq të këqij sa janë të mirë” – pse na pëlqejnë filmat e tmerrshëm?
Kritikët e filmit kanë dhënë verdiktin: versioni i ri i War of the Worlds, ku Ice Cube luan rolin e një burri që duhet të shpëtojë njerëzimin nga një pushtim alienësh pa u larguar nga tavolina e punës, është i keq. Por sa i keq? Është thjesht “adaptimi më i keq i mundshëm i veprës së HG Wells”? Është “një nga filmat më të këqij të dekadës deri tani”? Apo madje “një nga filmat më të këqij ndonjëherë”? Kur këtë javë nisën të dalin recensionet, interneti u argëtua me rezultatin 0% nga kritikët në faqen Rotten Tomatoes. Ndërsa disa u bashkuan me entuziazëm në “sulm”, të tjerë u tërhoqën prej filmit të Prime Video si fluturat drejt dritës. “Më duket se tani duhet ta shoh...