Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

Një tjetër vatër zjarri është raportuar mbrëmjen e kësaj të hëne, më 11 gusht, në kodrat e Selitës në Tiranë, duke ngritur alarmin për rrezik të përhapjes së flakëve në zonat e banuara. Kjo është vatra e dytë aktive në territorin e kryeqytetit, pas asaj që është shfaqur më herët në zonën e Zall Herrit. Në një raportim live nga terreni, gazetari Besar Bajraktaraj, ka raportuar për Klan News se “Në Zall-Herr është bërë e mundur dhe shuarja e flakëve, ku flakët kanë rrezikuar disa banesa.” Një tjetër vatër aktive është edhe në zonën e Petrelës, si edhe në Malin e Bërzhitës. Zjarret e këtyre ditëve, të nxitura nga temperaturat e larta dhe thatësira, po përbëjnë një sfidë serioze për strukturat e emergjencës në të...