Të dyshuar për 3 raste zjarrvënie në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas/ Ndalohet 43-vjeçari, procedohen dy të tjerë

Të dyshuar për 3 raste zjarrvënie në Lukovë, Bolenë dhe Tragjas/ Ndalohet 43-vjeçari, procedohen dy të tjerë

Një shtetas është ndaluar nga policia e Vlorës dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht për tre raste të zjarrvënies. Sipas policisë në Lukovë është ndaluar një 43-vjeçar që shkaktoi zjarr nga pakujdesia, duke hedhur cigaren në tokë. Në Bolenë është proceduar një  34-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre, bimësi dhe pisha. Ndërsa në Tragjas është proceduar penalisht një 58-vjeçar, i dyshuar për djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për asnjë arsye, përfshirë edhe nga pakujdesia, pasi do të përballen me ligjin.