‘Rrëmbimi i dosjeve investigative’/ Berisha: Tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut, shkaku i pushtimit të News24

‘Rrëmbimi i dosjeve investigative’/ Berisha: Tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut, shkaku i pushtimit të News24

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas sekuestrimit të dosjeve të gazetarëve investigativë në zyrat e televizionit News24 nga Policia Ushtarake dhe Policia e Shtetit gjatë pasdites së sotme. Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se ‘Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në Neës 24 të dosjeve të gazetarëve investigativë që hetonin korrupsionin dhe lidhjet me krimin të Edi Ramës, Olsi Ramës, Lubi Ballukut, Ergys Agasit etj.!’ ‘Ky është një akt kriminal i dënueshëm që dëshmon se frika dhe tmerri i Ramaduros dhe Lubi Ballukut etj. nga laptopët e gazetarëve investigativë është shkaku i pushtimit të këtij televizioni nga falangat e narkoshtetit’, shkruan Berisha. Postimi i plotë: Një krim i shëmtuar! Ramaduro urdhëron rrëmbimin banditesk në News 24 të dosjeve të gazetarëve...