Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, dy automjete përplasen brenda në tunel, disa të plagosur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit tek “Ura e Vashës”. Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit. Në video shihet përplasja e dy mjeteve dhe radha e gjatë e makinave që është shkaktuar nga aksidenti. Aktualisht nuk dihen rrethanat e sakta dhe shkaqet që shkaktuan aksidentin.