Aksident në aksin Fier–Tepelenë, dy persona të plagosur

Aksident në aksin Fier–Tepelenë, dy persona të plagosur

Një aksident rrugor është shënuar sot në aksin Fier–Tepelenë, në vendin e quajtur “Varibop”, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Fierit, ku kanë marrë ndihmën mjekësore të nevojshme dhe po mbahen nën kujdesin e stafit mjekësor. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.