Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zjarri në Syrin e Kaltër zhvendoset drejt fshatit Pecë, rrezikohen banesat
Zjarri në Syrin e Kaltër është zbehur disi, por flakët janë zhvendosur drejt fshatit Pecë, duke rrezikuar banesat. Era e fortë e ka shtyrë vatrën drejt zonës së banuar, ndërsa aktualisht zjarri ka “rrethuar” fshatin. Terreni i thyer dhe malor e bën të vështirë ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikëse edhe në këtë zonë, ndërsa helikopterët vijojnë të punojnë për shuarjen e flakëve si në rrethinat e Syrit të Kaltër, ashtu edhe në Pecë.