VIDEO/ Kodi i ri Penal i ngjason atij të Turqisë, Petani: Do të rrisin stokun e dosjeve nëpër gjykata

VIDEO/ Kodi i ri Penal i ngjason atij të Turqisë, Petani: Do të rrisin stokun e dosjeve nëpër gjykata

  Avokatët janë shprehur në masë kundër ndryshimeve të Kodit të ri Penal që ka propozuar Edi Rama dhe shpura e tij në ministrinë e Drejtësisë. I ftuar në edicionin ‘Ora 19’, kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani është shprehet se, propozimet e bëjnë kodin e ri, njësoj si ai i Turqisë. Gjatë bisedës në studion e SYRI TV me Armela Ferkon, Petani është shprehur se, këto ndryshime do të rrisin stokun e dosjeve nëpër gjykata. ‘Ka pasur organizata në Shqipëri që janë paguar me miliona euro për të bërë analizën e stokut të dosjeve në Gjykatën e Lartë. Jo vetëm që nuk u rregullua, por janë shtuar. Nëse do të shtonim 617 nene të reja, përpos 332 nene që kemi, çfarë...