Mbyllja e News 24, Ministria e Ekonomisë: Hysenbelliu ka 2 milion euro qira pa paguar!

Mbyllja e News 24, Ministria e Ekonomisë: Hysenbelliu ka 2 milion euro qira pa paguar!

Ditën e sotme, ka patur një protestë të gazetarëve lidhur me situatën në televizionin News24, ku është ndërprerë transmetimi, pas një “konflikti” mes pronarit dhe shtetit lidhur me kontratat e qirave. Kontrata e qirasë për News24 ka përfunduar, ndërkohë që pretendimi i medias është se një prej objekteve e ka kontratën deri në vitin 2033, por edhe ai është bllokuar. Lidhur me këtë pretendim, ka reaguar Ministria e Ekonomisë, që bën të ditur se kjo shoqëri nuk ka paguar qira dhe kamatvonesat që shkojnë në vlerën e 2 milionë eurove, ndaj kontrata është ndërprerë. “Për pasurinë 10/304, me sipërfaqe 13,922 m2, subjekti qiramarrës ka mosshlyerje të detyrimeve prej muajit shkurt 2017. Sipas akteve financiare të dosjes administrative, detyrimi i pashlyer i faturuar deri në shtator...