Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Zjarr pranë “Syrit të Kaltër”, evakuohen rreth 400 turistë
Një zjarr i madh ka përfshirë këtë të hënë, zonën pranë monumentit të mbrojtur natyror të “Syrit të Kaltër”, një prej destinacioneve më të famshme turistike në jug të Shqipërisë. Rreth 400 turistë dhe punonjës të parkut janë evakuuar, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve. Sipas raportimeve nga terreni, zjarri po avancon me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta. Forcat zjarrfikëse dhe Forcat e Armatosura janë në terren, por për shkak të situatës së vështirë ndërhyrja nga toka është e pamundur dhe për këtë arsye po punohet për ndërhyrje nga ajri. Gazetarja Dorina Muhaj, duke raportuar për Klan News nga terreni, bëri me dije se për shkak se antenat telefonike ndodhen në zonën ku ka rënë zjarri, kjo ka shkaktuar...