Champions League- spektakël në çerekfinale

Champions League- spektakël në çerekfinale

Pas një sezoni të cilin mund ta përkufizojmë si më spektakolarin ndonjëherë, LIGA E KAMPIONËVE mbërrin në çerekfinale. Mesjava e 8-9 prillit në kanalet TRING SPORT do t’i kushtohet futbollit të klasit dhe elitës absolute kontinentale. 4 super ndeshje, 8 super ekipe, për 2 super mbrëmje kampionësh. Çdo skuadër, një rrugëtim, një mision. Çdo protagonist në fushë a stol, një objektiv individual apo grupi. Do të luhet gjithçka për gjithçka, pasi tashmë jemi në fazën ku humbja mund të jetë parantezë e eliminimit, në një kohë kur gara për trofeun më prestigjioz evropian është më e prekshme dhe e ndezur se kurrë. BAYERN – INTER, E MARTË, 21:00, TS1 Me misionin italian për të çuar në shtëpi trofeun, kampionët ziklatër, të motivuar, fluturojnë drejt Gjermanisë, ku të martën...