Përkeqësohet situata te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen mbi 500 turistë, nisen drejt zonës dy avionë “Canadair”

Përkeqësohet situata te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen mbi 500 turistë, nisen drejt zonës dy avionë “Canadair”

Situata në Parkun e Syrit të Kaltër është përkeqësuar pas përhapjes së flakëve. Mbi 500 turistë janë evakuuar nga zona, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e vatrës. Aktualisht po operon një helikopter “Black Hawk” me hedhje të vazhdueshme uji. Zona është e mbuluar me pisha, çka e bën rrezikun për përhapje edhe më të madhe. “Nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi, zjarri mund të marrë përmasa katastrofike për zonën tonë,” deklaroi nënprefekti i Vlorës, Kristaq Kiço. Ai tha se që prej mëngjesit forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencës janë angazhuar për të frenuar përhapjen e flakëve, të ndihmuara nga era dhe temperaturat e larta. Dy avionë “Canadair” janë nisur nga Greqia për të ndihmuar në shuarjen e vatrave në Leshnicë dhe pranë Syrit...