Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zjarr në zonën e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore në Leskovik, flakën nisën në tokën greke
Një vatër zjarri është shënuar edhe në zonën e njohur si Piramida 12, në Leskovik, në kufi me shtetin grek. Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka nisur nga toka greke dhe po afrohet në drejtim të territorit shqiptar, në Kamenik. Mësohet se zona është e minuar që prej Luftës së Dytë Botërore dhe situata paraqitet problematike. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse, forcat e policisë së komisariatit të Kolonjës dhe forca nga zonat e mbrojtura. Temperaturat janë tepër të larta dhe favorizojnë flakët. Top Channel