20 efektivë dhe 2 helikopterë në betejë me zjarrin në Gramsh, reagon kryebashkiaku: Flakët rrezikojnë banesat

20 efektivë dhe 2 helikopterë në betejë me zjarrin në Gramsh, reagon kryebashkiaku: Flakët rrezikojnë banesat

Situata e zjarrit në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar gjatë orëve të fundit. Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi, thotë se një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer mbi fshatin Sojnik që është akoma më agresive. Me anë të një postimin në Facebook, Ajazi shkruan se flakët janë përhapur deri në fshatin Snosëm dhe rrezikon banesa. Kryebashkiaku i Gramshit thotë gjithashtu se flakët kanë rënë si pasojë e zjarrvënieve të qëllimshme. “Situatë emergjente në pyjet e Gramshit. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur ndërsa tani në mesdrekë është ndezur një vatër e re zjarri më e madhe dhe më agresive mbi fshatin Sojnik i cili është përhapur deri në fshatin Snosëm duke rrezikuar edhe banesa. Dyshohet se...