Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Shtohen rastet me infeksione lëkure nga plazhi dhe pishina
Vera ka shtuar problematikat e lëkurës tek qytetarët. Mjekët dermatologë thonë se dielli, frekuentimi i plazheve dhe pishinave kanë shtuar numrin e pacientëve me infeksione bakteriale, virale apo mykotike të lëkurës. “Në temperaturat e larta ulet imuniteti i lëkurës, por përkeqësohen edhe sëmundjet kronike nga këto temperatura. Vërtet lëkura ka nevojë për rrezatim, por për një sasi të caktuar. Nëse kjo shtohet, imuniteti i lëkurës dhe sëmundjet e tjera ndikojnë në shëndetin e pacientit. Kjo përkeqëson situatën”, thotë Etleva Jorgaqi, dermatologe QSUNT Disa kategori pacientësh janë të prirur të jenë më të ndjeshëm për të shfaqur probleme të lëkurës që lidhen me verën. “Sëmundje të tjera të lëkurës përkeqësohen tek pacientët me sëmundje kronike. Mbivendosen infeksionet bakteriale ose të sëmurët me nishane apo karcinoma në...