Dogana e Durrësit/Masat për skanimin e mjeteve, ndihmë bizneseve dhe qytetarëve

Dogana e Durrësit/Masat për skanimin e mjeteve, ndihmë bizneseve dhe qytetarëve

Në Doganën e Durrësit po zbatohen masat për përmirësimin e procesit të skanimit të mjeteve, për t’u ardhur në ndihmë si biznesit, ashtu edhe qytetarëve, në kulmin e sezonit turistik.   Kjo ka bërë që të ulet ndjeshëm koha e përpunimit të deklaratave doganore, por edhe numri i skanimeve, çka ka bërë që i gjithë ky proces të zgjasë vetëm 3 minuta. Ministri i Financave, Petrit Malaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave, Genti Gazheli, zhvilluan një vizitë inspektuese pranë skanerit të Portit të Durrësit. Atje gjatë tre muajve të fundit është shënuar një ulje e ndjeshme e numrit të skanimeve. “Këto janë masa të domosdoshme, që shkojnë drejt modernizimit të administratës doganore dhe përputhjes së proceseve të punës me standardet e Bashkimit...