Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Balluku inspekton punimet për ndërtimin e aksit Berat-Ballaban: I aksesueshëm brenda këtij viti!
Punimet për ndërtimin e aksit rrugor Berat-Ballaban kanë avancuar ndjeshëm. Është hapur traseja në të gjithë gjatësinë e rrugës dhe po punohet paralelisht për ndërtimin e murevembajtës si dhe ndërtimin e shtresave. Ndërkohë, ka nisur edhe hedhja e binderit në kilometrat e parë të kësaj vepre. Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli dhe kryetari i Bashkisë Këlcyrë, Klement Ndoni ndoqën nga afër ecurinë e punimeve për ndërtimin e këtij aksi në zonën e bashkisë së Këlcyrës. Drejtori Gjyli sqaroi se janë realizuar më shumë se 50% e punimeve fizike, duke shtuar se synimi është që brenda këtij viti aksi të jetë i aksesueshëm për automjetet....