Në Angli hidhet hipoteza e bujshme, Manchester City gati të transferojë yllin brazilian të Realit

Në Angli hidhet hipoteza e bujshme, Manchester City gati të transferojë yllin brazilian të Realit

Manchester City po konsideron transferimin e sulmuesit të Real Madridit, Rodrygo, sipas raporteve të fundit. “Citizens” pritet të humbasin disa lojtarë sulmues para mbylljes së merkatos muajin e ardhshëm. Jack Grealish është pranë një huazimi te Evertoni, ndërsa James McAtee po përfundon një transferim prej 20 milionë paundësh te Nottingham Forest, pas suksesit të tij si kapiten i Anglisë U21 në Kampionatin Evropian. Me largimin e dy lojtarëve dhe mundësinë që edhe Savinho të ndahet nga skuadra, trajneri Pep Guardiola po kërkon opsione të reja për sulmin. Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Rodrygo është një nga objektivat e Manchester Cityt. Real Madrid do të lejojë largimin e 24-vjeçarit nga Santiago Bernabeu në javët në vijim, nëse ai dëshiron të largohet, por ka vendosur një...