Përkeqësohet situata te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen turistët, nisen drejt zonës dy avionë “Canadair”

Përkeqësohet situata te “Syri i Kaltër”/ Evakuohen turistët, nisen drejt zonës dy avionë “Canadair”

Situata në Parkun e Syrit të Kaltër është përkeqësuar pas përhapjes së flakëve. Turistët janë evakuuar nga zona, ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e vatrës. Rreziku për fshatin Dhrovjan është shmangur, ndërsa flakët janë drejtuar drejt lartësisë së malit. Autoritetet po marrin masa për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në drejtim të Bashkisë së Dropullit. Një tjetër vatër zjarri gjendet pranë Syrit të Kaltër, ku aktualisht po operon një helikopter “Black Hawk” me hedhje të vazhdueshme uji. Zona është e mbuluar me pisha, çka e bën rrezikun për përhapje edhe më të madh. “Nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi, zjarri mund të marrë përmasa katastrofike për zonën tonë,” deklaroi nënprefekti i Vlorës, Kristaq Kiço. Ai tha se që prej mëngjesit forcat zjarrfikëse dhe strukturat...