Begaj në festën tradicionale të Malësisë së Madhe: Një dëshmi e gjallë e identitetit dhe krenarisë sonë

Begaj në festën tradicionale të Malësisë së Madhe: Një dëshmi e gjallë e identitetit dhe krenarisë sonë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ishte i pranishëm në “Logu i Bjeshkës”, një festë tradicionale që përfaqëson thellësisht kulturën, traditat dhe identitetin e malësorëve të Malësisë së Madhe. Në fjalën e tij, Presidenti theksoi rëndësinë e këtij manifestimi si një ritual që mban gjallë lidhjen me historinë, artin, veshjet dhe zakonet e trevave veriore shqiptare. Ai përshkroi “Logun e Bjeshkës” si një simbol të pasurisë shpirtërore dhe kulturore të Malësisë, duke përmendur edhe Xhubletën si një trashëgimi artistike të njohur ndërkombëtarisht. “Ky manifestim nuk është vetëm festë, por një dëshmi e gjallë e identitetit dhe krenarisë sonë kombëtare,” u shpreh Presidenti Bajram Begaj. Ai uroi që kjo traditë e çmuar të vazhdojë të bashkojë brezat dhe të ruajë thesarin kulturor të shqiptarëve.