Kryeqyteti do çlirohet nga vrasjet/ Trump paralajmëron ndërhyrje kundër krimit: Do aktivizoj Gardën Kombëtare

Kryeqyteti do çlirohet nga vrasjet/ Trump paralajmëron ndërhyrje kundër krimit: Do aktivizoj Gardën Kombëtare

Qeveria amerikane duket se po përgatitet të aktivizojë Gardën Kombëtare në Uashington, në mbështetje të autoriteteve vendore, si pjesë e fushatës së presidentit Donald Trump kundër krimit në kryeqytet. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Mbrojtjes ka bërë të ditur se ende nuk është dhënë një urdhër zyrtar për vendosjen e trupave, por pritet që Trump të shpallë dërgimin e disa qindra ushtarëve të Gardës Kombëtare gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, më vonë gjatë ditës së sotme. Vendimi për të përdorur Gardën Kombëtare vjen në një kohë kur, pavarësisht uljes së nivelit të krimit në Uashington, Trump ka përshkruar situatën si “jashtë kontrollit” dhe ka paralajmëruar ndërhyrje federale. Në një postim në rrjetin e tij social Truth Social, Trump shkroi:
“Uashingtoni...