Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Radhë në Kapshticë! 24 orët e fundit hynë 7449 shtetas, dolën 4837. Fluks edhe në Qafë Thanë
Gjatë ditëve të fundit është shënuar një rritje e ndjeshme e lëvizjes dhe numrit të udhëtarëve që vijnë nga Greqia drejt Shqipërisë përmes pikës së kalimit kufitar të Kapshticës. Në 24 orët e fundit kanë hyrë në Shqipëri 7500 persona nga Greqia kryesisht emigrantë që kthehen për të kaluar pushimet e verës. Ndërsa rreth 5000 të tjerë kanë udhëtuar në drejtim të Greqisë. Pavarësisht fluksit të lartë, nuk janë raportuar probleme. Autoritetet shqiptare dhe ato greke kanë punuar me sportele të shtuara në orët e pikut si dhe me procedura të përshpejtuara, për të shmangur radhët dhe pritjet e gjata. Shifra të larta lëvizjeje janë regjistruar edhe në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës ku në 24 orët e fundit, nga Maqedonia e Veriut kanë...