Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Ben Blushi: Një krahasim mes Palestinës, Kosovës dhe Maqedonisë!
Nga Ben Blushi Të gjithë ata që për arsye të ndryshme janë dashamirës të Hamasit, këto ditë duhet të jenë të çliruar. Hamasi po e fiton luftën në televizonet perëndimore. Prej disa muajsh ushtarët e tij nuk luftojnë më. Ata kanë lënë armët dhe janë kthyer në fotografë profesionistë. Videot dhe fotografitë e njerëzve të drobitur që mbajnë rradhë për një pjatë me supë, po e lënë botën pa gjumë. Hamasi akuzon Izraelin se po ndëshkon me vdekje 2 milion banorët e Gazës, kurse Izraeli thotë se Hamasi se po i vjedh ushqimet për të sajuar lajme të rreme. Të dyja janë të vërteta. Uria është një nga kapitujt kryesorë të çdo manuali lufte dhe këto dy ushtri janë në luftë vdekjeprurëse. Fëmijët e Gazës...