U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij

U raportua për vdekjen e legjendës së boksit, reagon vajza e tij

Ditën e sotme, u shfaq një lajm për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit, Aziz Salihu. Megjithatë, lajmi rezultoi të ishte i pavërtetë, dhe vajza e tij, këngëtarja e njohur Monika Salihu, nuk nguroi të reagojë menjëherë përmes një InstaStory për të hedhur poshtë këto thashetheme. Në reagimin e saj të drejtpërdrejtë, Monika shkroi: “Ishalla po ia zgjatni ymrin babës tem, por është gënjeshtër, se nuk ka vdekur. Ju mbulofsh Zoti me turp. Çka me ju thënë tjetër”.