Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Pirgje plastike mbi skulpturë, artisti ‘ulëret’ përpara godinës së Kombeve të Bashkuara
Ndërsa e hëna shënon javën e dytë të negociatave mes kombeve për një dakordësi globale që t’i japë fund ndotjes nga plastika, një artist vendosi grumbuj mbeturinash plastike mbi një skulpturë para godinës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Delegatët e bisedimeve për traktatin kalojnë çdo ditë para skulpturës që u kujton përgjegjësinë për të zgjidhur krizën e ndotjes plastike. Bisedimet duhet të mbyllen të enjten. Benjamin Von Wong, një artist dhe aktivist kanadez, dizenjoi skulpturën thuajse 6 metra të lartë, “Brenga e Mendimtarit” (Thinker’s Burden) dhe e ndërtoi me një ekip. Ai është frymëzuar nga skulptura e famshme, “Mendimtari” (The Thinker) nga Auguste Rodin në Paris. Është figura e një burri të zhytur thellë në mendime, por në vend të gurit të Rodin, Von Wong...