Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Terror në rrugë/ Qëlloi me armë zjarri pas një parakalimi në aksin Durrës-Tiranë, arrestohet 46-vjeçari (EMRI)
Policia ka vendosur në pranga Alban Domin, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri kushëriri i tij ( E. D) pas një sherri për parakalim në autostradën Durrës-Tiranë. Blutë njoftojnë se po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim. Nga të shtënat mbeti i lënduar shoferi 35-vjeçar, i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i Policisë: “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në lidhje me ngjarjen e datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., ndaluan shtetasin A. D., 46 vjeç, banues në fshatin Xhafzotaj (kushëri i të shpallurit në kërkim), pasi dyshohet...