Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Punë ka por nuk profesionistë, 5500 vende të lira, nevojat më të mëdha në shërbime
Agjencia Kombëtare e Punësimit ka shpallur afro 5.500 vende të lira pune në të gjithë vendin, për pozicione të ndryshme. Por nga ana tjetër, janë edhe rreth 68 mijë qytetarë që janë regjistruar të papunë. Kjo disbalancë mes vendeve të hapura dhe papunësisë së lartë reflekton probleme të cilësisë së ofertës dhe kërkesës. “Sektorët kryesorë që kanë nevojë janë akomodimi dhe shërbimi ushqimor, ndërtimi, tregtia me shumicë dhe pakicë dhe industria përpunuese. Vendet e lira të punës janë shumë variable dhe të ndryshueshme përsa i përket kritereve. Nga punëdhënësit ka pasur interes, sepse kanë shpallur shumë vende të lira pune që lidhen me fushën e akomodimit apo shërbimit ushqimor. Ka nevojë për kamarierë, banakierë, kuzhinierë apo ndihmës kuzhinierë, recepsionistë, sanitarë. Kryesisht për pozicione që kërkojnë...