Lirimi i hapësirave në Lushnje, IMT dhe policia bashkiake shembin tre objekte

Lirimi i hapësirave në Lushnje, IMT dhe policia bashkiake shembin tre objekte

IMT dhe policia bashkiake në Lushnje kanë shembur tre objekte pa leje ndërtimi në lagjen “Gafurr Muço”. Ato kanë qenë kryesisht garazhe dhe shtesa në hapësirat midis pallateve. Qytetarët nuk kanë bashkëpunuar me policinë, por kanë qenë spektatorë të aksionit. Ndonëse secili prej personave që kishte ndërtuar pa leje ishte njoftuar për të prishur vetë godinat, asnjë prej tyre nuk veproi sipas urdhrit të bashkisë. Mjetet e bashkisë së Lushnjës kryen edhe pastrimin e zonës nga inertet, ndërsa në bashkëpunim me punonjësit e OSHE më herët u ndërpre furnizimi me energji në zonë. Kjo për shkak të kabllove elektrike të lidhur me objektet që do të shembeshin. Ndërkohë, aksioni nuk ka nisur ende në zonat rurale për shkak të mungesës së punonjësve. Pas hapjes së...