Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Operacioni ‘Zjarri’, një ‘radiolojë’ me ‘dron’ dhe ‘diversant’..
Anëtari i kryesisë së PD-së, Gent Strazimiri ironizon kryeministrin Rama i cili sot publikoi një video të pamjeve të filmuara nga dron Bajraktar ku identifikohet një zjarrvënës. Strazimiri thotë se këto janë shpikje propagandistike për të mashtruar qytetarët. Operacioni "Zjarri", një "radiolojë" me "dron" dhe "diversant" ... Tashi: ... na paskësh kaluar droni nëpër Shqipëri (?!), e rastësisht (?!), na paskësh pikasur në një gërxh (?!), dikë, "një diversant"... që ndezkësh zjarr për të djegur malin e për t'i prishur punë qeverisë... (?!) Ka më shumë probabilitet që "Bajraktarin" ta kenë shpënë vetë në atë gërxh mali, ku një nga "shokët e Sigurimit" priste me shkrepse në dorë komandën "ndize"... Domethënë njëfarë "Operacioni "Zjarri"", skenar filmi me "Sigurim", me "reaksion të brendshëm" e me "radiolojë"...