Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Arrestohet shpërndarësi i kokainës në Përmet, e pësojnë edhe klientët
Një shpërndarës kokaine që shiste doza të lëndës narkotike në lagje të ndryshme të qytetit, është arrestuar në Përmet. 33-vjeçarit i është sekuestruar një sasi kokaine e ndarë në doza, gati për shitje, si dhe 1 peshore elektronike. Policia po ashtu ka proceduar 2 shtetas që kishin blerë doza, nga i arrestuari. “Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një rast të shitjes së drogave të forta, në doza, në Përmet, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet dhe me shërbimet e Sektorit Operacional, finalizuan operacionin “Done deal”. Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi Dh. P., 33 vjeç, si dhe u proceduan penalisht shtetasit A. M., 27 vjeç...